Rikonstruktohet rruga Krane –“Syri i Kaltër”, gjatë verës zona e Finiqit tërhoqi vizitorë të shumtë

Sociale | 2 vite më parë

Shtimi i numrit të vizitorëve në monumentet e kulturës dhe të natyrës në njësitë vendore të Sarandës dhe të Finiqit është rezultat edhe i investimeve në infrastrukturën rrugore.  Rruga kombëtare Kardhiq-Delvinë tashmë ka dhënë frytet e veta gjatë sezonit turistik të verës

“Me ndërtimin e aksit të ri Kardhiq-Delvinë, trafiku kryesorë në drejtim të Sarandës dhe plazheve te  jugut bëhet nga ky aks”, u shpreh Aristotel Noni, Specialist pranë Autoritetit Rajonal Rrugor.

Njëkohësisht, shtimi i vizitorëve në Parkun Natyror të “Syrit të Kaltër” ,por edhe në Manastirin e Mesopotamit , ka nxitur Autoritetin Rrugor të rikonstruktojë edhe segmentin e rrugës Krane -” Syri i Kaltër”.

Firma kontraktuare ka asfaltuar para disa muajsh segmentin rrugor Jeorgucat- Muzinë, kurse pas investimit të fundit, ngelet pa u ri konstruktuar segmenti rrugor “Syri i Kaltër”-Muzinë.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme