Impiantet e ujërave të zeza – Dëgjesë me subjektet që zhvillojnë veprimtari ekonomike

Pas protestës së përfaqësuesve të biznesit në qytetin e Pogradecit disa ditë më parë, të cilët kundërshtonin vendosjen e impianteve të përpunimit të ujërave të zeza, është zhvilluar një dëgjesë ku të pranishëm ishin përfaqësues të pushtetit vendor si dhe zyrtarë nga ministria e infrastrukturës dhe energjisë. Zv.ministri Ami Kozeli tha në përfundim të takimit se një pjesë e kërkësave të përfaqësuesve të biznesit vlejnë të adresohen në qeveri.
“Ne morëm shqetësimet e tyre, të cilat besoj se do ti diskutojmë shumë shpejtë me grupin tonë të punës me shpresën që ti adresojmë për tu dëgjuar me shumë vëmendje nga qeveria”, u shpreh Ami Kozeli, Zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë.
Përfaqësues të bizneseve janë shprehur se zgjidhje për vendosjen e masave administrative të vendosura për shumë subjekte shohin rrugën gjyqësore. Ata kanë vlerësuar takimin por janë në pritje të zgjidhjes se problemit të tyre.
Bizneset në Pogradec dhe Tushemisht kundërshtojnë aktin ligjor që detyron këta të fundit të vendosin impiante për përpunimin e ujërave të zeza, pasi sipas tyre ato trajtohen nga rrjetin e kanalizimeve të qytetit dhe nuk ka probleme në përballim të volumeve.
Gazetare: E. Xhindole
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




