Plazh në nëntor, turistët dhe vendasit shijojnë detin

Sociale | 2 vite më parë

Muaji nëntor i ka gjetur plazhet e Durrësit përsëri me pushues, ato po frekuentohen gjerësisht nga vendas por edhe nga  vizitorë të huaj. 

Qytetarët thonë se veç shëtitje përgjatë bregdetit, shijojnë notin dhe diellin.

Turistët e huaj këtë fal temperaturave të ngrohta këtë sezon e shohin si ideal për të pushuar. 

“Vij nga Gjermania. Është hera e dytë që vij këtu. Moti dhe gjithçka tjetër është shumë e bukur”, vlerësojnë turistët.

“Këtu është bukur, dhe njerëzit janë shumë miqësorë. Do të rrimë 10 ditë”, shprehet turisti. 

Vjeshta i fal Durrësit një atmosferë të qetë, ku çmimet e volitshme, plazhi dhe mikpritja krijojnë një kombinim të përsosur për ata që preferojnë pushime në këtë stinë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme