Prodhim më i pakët i ullirit në Lezhë, problem mungesa e vaditjes dhe punëtorëve

Sociale | 2 vite më parë

Thatësira e tej zgjatur e këtij viti, duket se ka ndikuar edhe te kultura bujqësore e ullirit në Lezhë. Në fshatin Troshan një ndër zonat e njohura për kultivimin e këtij produkti, prodhimi është më i ulet se vitet e tjera. Fermerët thonë se mungesa e vaditjes ka ndikuar në këtë drejtim.

Teksa sipërfaqet me ullinj në Troshan po vinë gjithnjë në rritje gjatë viteve të fundit dhe çmimi i shitjes varion nga 700 deri në 1 mijë lek litri, problem mbetet edhe mungesa e fuqisë punëtore për vjeljen e ullirit.

Kultivimi i ullirit në Troshan është një traditë e hershme, ku numërohen dhjetëra hektarë tokë të mbjella me këtë bimë, Bashkia Lezhë bën me dije se po punohet për hartimin e  një projekti për të mundësuar vaditjen në këtë fshat, ku pjesa më e madhe e banoreve merren me bujqësi.

/rtsh.a/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme