Zbulohen pjesë të një skulpture antike në parkun e Amantias

Pjesë të një vepre në skulpturë janë zbuluar së fundmi në Parkun e Amantias. Drejtori i tij, Orges Feimi mendon se kjo duhet t’i përkasë shekullit I-rë apo II-të p.K.
“Është konstatuar një element skulpture brenda parkut arkeologjik. Në vijim është marrë vendimi për zbulimin dhe dokumentimin e plotë të skulpturës. Më pas skulptura të ruhet në ambienteve drejtorisë e më pas të jetë objekt studimi e më pas ekspozimi në muze”, tha Feimi.
Skulptura, e cila ndodhet në mjediset e Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë nuk është zbuluar e gjitha, por vetëm disa pjesë të saj. Për më shumë të dhëna në lidhje me kohën dhe rëndësinë e skulpturës duhet pritur fjala e specialistëve.
Gërmimet arkeologjike në këtë park vijojnë, të përqendruara në zonën që njihet si Logu i Pazarit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




