Nis vjelja e ullirit në Fier, këtë vit prodhimi është i bollshëm dhe cilësor

Sociale | 2 vite më parë

Në qarkun e Fierit ka nisur vjelja e ullirit dhe prodhimi i vajit të ri. Specialistët e bujqësisë  thonë se sezoni i këtij viti duket  premtues. Sipas Ladi Pashaj, ky vit cilësohet i suksesshëm për kulturën e ullirit duke nisur që nga mbjellja, lulëzimi dhe përpunimi, ndërsa  tani është koha e duhur e vjeljes.

“Për mua si specialist që punoj prej 40 vitesh në këtë detyrë është i vetmi i vaj që tek ne është vaj bio sepse fermerët nuk e trajtojnë ullirin me preparate të cilat janë të ndaluara dhe nuk kemi pasur infeksion tek ulliri”, u shpreh Ladi Pashaj, Specialist i bujqësisë në Fier.

Në interes të fermerëve është edhe shtimi i numrit të fabrikave të prodhimit të vajit. Në qarkun e  Fierit të mbështetura financiarisht me kredi janë 60 fabrika, ku 30 janë vetëm në njësinë administrative Cakran. Ndërsa për sa i përket çmimit fermerët thonë së është i njëjtë me atë të një viti më parë. 

Sipërfaqet e mbjella me ullinj në qarkun Fier zënë  20% të gjithë prodhimit në vend të ullirit. Llojet më të kultivuara janë lecino, frantoi, koronek, kalinjot, etj.

/RTSH/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme