Interes për profesionistë – Shkolla Industriale “Arben Broci”, bashkëpunim të ngushtë me bizneset

Sociale | 2 vite më parë

Sektori i biznesit po shpreh një interes të lartë për nxënësit e shkollave me karakter profesional, në mënyrë që ti mundësojë atyre punësim në sektorët për të cilët ata specializohen. Kërkesa e tregut për forca të kualifikuara të punës ka qenë e lartë në shkollën industrial “Arben Broci” shprehet Nesti Kiri, mësues i lëndëve profesionale të elektroteknikës sipas të cilit , një pjesë e nxënësve janë punësuar në sektorë të ndryshëm privat.

“Kemi kontrata të rregullta ndërmjet shkollës së mesme dhe bizneseve. Gjë që të çojnë në praktik dhe të mësojnë sa më shumë”, u shpreh mësuesi nga dega elektroteknikë, Nesti Kiri.

Kiri ka edhe një mesazh për të gjithë të rinjtë të cilët synojnë të largohen jashtë vendit.

Shkolla industriale “Arben Broci” në Shkodër, njihet për fokusin e saj në përgatitjen e të rinjve me aftësi praktike që janë të nevojshme në tregun e punës.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme