Nxjerrja e rakisë, banorët e fshatit Erind vazhdojnë traditën

Braho Sali nga fshati Erind i njësisë administrative Lunxhëri të bashkisë Gjirokastër është plot 71 vjeç. Ai mësoj që prej një moshe fare të re mënyrën e nxjerrjes së rakisë nga babai i tij dhe që atëherë nuk e ka lënë pas dore traditën e nxjerrjes së kësaj pije tradicionale në mënyrë artizanale. 71 vjeçari na tregon sot se cili është sekreti i nxjerrjes së rakisë dhe proceset që duhet të ndiqen.
Sali thotë se tradita e nxjerrjes së rakisë duhet të ruhet edhe nga brezat e rinj, të rinjtë shprehet ai duhet të tregojnë më shumë interes për ta mësuar këtë proces.
Kjo pije tradicionale përdoret nga banorët e Erindit tashmë jo vetëm për mysafirët por edhe për mikpritjen e turistëve të huaj në mënyrë që ata të njihen me traditat e vendit.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




