Turizmi rural, Katundishta në interes të vizitorëve vendas dhe të huaj

Sociale | 2 vite më parë

Në Katundishtë të Këlcyrës, vizitorët nuk shkojnë për jetën e luksit por për natyrën panoramike, produktet bio dhe mikpritjen e bujtësve. Ismet Lile ka 5 vite po zhvillon agroturizëm të mirëfilltë në këtë zonë. Në bisedën me të, ai tregon se interesi ka ardhur  në rritje nga vizitorët të cilët rezervojnë edhe për muajt në vijim.

“Më shumë rezervime tani në vjeshtë ka në fundjavë. Kulinaria është ajo që sjellë turizmin nëpër fshatra”, tha Ismet Lile, administrator

Lile theksoi se një mbështetje mjaft e madhe është bërë edhe falë promovimit që vendasit dhe të huajt i kanë bërë zonës dhe bujtinës.

“Çdo njeri që vjen dhe me promovimin që na bëhet, ne vazhdojmë të rritemi nga viti në vit”, shtoi ai

 Duke qenë se çdo gjë bëhet nga vetë familja ka vështirësitë edhe kënaqësitë e  saj.

 “Është biznes familjar dhe punohet vetëm me familje. Është pak punë e mundimshme, por ka edhe kënaqësinë e vet”, theksoi Lile.

Çelja e kësaj bujtine po ndikon edhe në zhvillimin ekonomik të banorëve të zonës pasi është krijuar një zinxhir mes banorëve që ofrojnë produktet si mjalti, vera, rakia djathi etj., që ata prodhojnë vet.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme