Programi Global i Cilësisë dhe Standardeve trajnon fermerët në rajonin Korçës
Organizata e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim Industrial, është ndalur në Korçë për turin e trajnimeve për standardin GlobalGAP. Përmes këtyre trajnimeve, UNIDO Albania me mbështetjen e qeverisë zvicerane synon të përmirësojë standardet e prodhimit bujqësor të fermerëve të bimëve aromatike mjekësore, duke synuar nivele të larta të sigurisë ushqimore dhe cilësisë së produkteve, si dhe hapjen e mundësive për tregjet ndërkombëtare që kërkojnë produkte të certifikuara.
“Qëllimi i këtij trajnimi është rritja e aftësive të fermerëve për të kuptuar se standartet për tregjet e BE-së për ti aksesuar ato në tregjet ndërkombëtare. Kjo duke rritur cilësinë dhe sigurinë ushqimore së pari për konsumatorin shqiptar sepse këto produkte nuk janë destinacion vetëm tregjet e BE-së por edhe për tregun vendas”, u shpreh Benard Limani, ekspert i bujqësisë.
Vlen të theksohet fakti se janë rritur aplikime për procesin e certifikimit GlobalGAP.
“Sot kompani shqiptare po shtojnë aplikimet dhe po rrisin sipërfaqet me certifikimin GlobalGAP”, u shpreh Limani.
Trajnimet për standardin GlobalGAP janë të rëndësishme për një sërë arsyesh, veçanërisht për fermat dhe bizneset në sektorin e bujqësisë që synojnë të përmbushin kërkesat e tregut ndërkombëtar dhe të përmirësojnë qëndrueshmërinë e tyre.
Gazetare: E. Fili
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




