Punime në segmentin Korçë-Voskopojë, ndërhyrja nis me rehabilitimin e shtresave asfaltike të dëmtuara

Inxhinieri Gentian Pere bën me dije se veç asfaltimit, do të ketë edhe një sërë ndërhyrjesh për rritjen e sigurisë në rrugë, sikurse është dhe ndërhyrja në sinjalistikën rrugore.
“Në kuadër të sigurisë rrugore për të gjithë qarkun e Korçës po ndërhyhet për sistemimin e karrexhatës, për pjesën e dëmtuar të asfaltit, për parmakët anësor, për tabelat vertikale etj”, u shpreh Gentian Pere, Inxhinier në sektorin e operacioneve në Drejtorinë e Rajonit Qendër-Lindje.
Ndërkohë drejtuesit e automjeteve që e përshkojnë shpesh këtë aks, thonë se është një rrugë me standarde. Edhe në ditët me reshje, ky aks është mirëmbajtur me pastrim e kriposje dhe nuk ka shfaqur problematika për qarkullimin e automjeteve.
Gazetare: Geralda Sali
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




