Pazari i Gjirokastrës preferohet nga te huaj, ata shfaqin interes për arkitekturën dhe historinë

Sociale | 2 vite më parë

Zona historike e qytetit të gurtë të Gjirokastrës dhe veçanërisht pazari karakteristik  edhe gjatë këtyre ditëve tërheqin  vëmendjen e turistëve të huaj . Është hera e parë për shumicën e tyre që po vizitojnë Gjirokastrën, të huajt vlerësojnë historinë dhe kryesisht bukurinë e kësaj zone të qytetit fal arkitekturës që ka .

“Ne jemi nga Italia, kemi rreth 2 javë që po vizitojmë Shqipërinë dhe kemi ndaluar në Gjirokastër. Gjëja e parë që po vizitojmë është pazari dhe na pëlqeu shumë”, u shpreh një turiste.

Ne jemi nga Italia , kemi rreth dy javë që po vizitojmë Shqipërinë , tani jemi ndalur në Gjirokastër , gjeja e parë që vizituam është  pazari pasi na pëlqeu shumë , e kishim parë në rrjetet sociale por nga afër është më i bukur .

Kemi zgjedhur të qëndrojmë në një hotel këtu në pazar pasi kjo na duket zona më e veçantë për të qëndruar . Është e mrekullueshme fal arkitekturës që ka . 

Banesat karakteristike ,muzetë  dhe kalaja  janë destinacionet e preferuara për turistët .Ata  shprehen të mahnitur ndërsa thonë se do të rikthehen sërish.

Kemi vizituar veç pazarit edhe disa prej banesave karakteristike që na i sugjeruan, shtëpi që ruajnë origjinalitetin e tyre dhe kjo i bënë tepër interesante . Ne vizituam edhe kalanë dhe muzetë që ishin brenda saj

Fal numrit në rritje të vizitorëve dhe zhvillimit që po merr sektori i turizmit në Gjirokastër  në pazarin karakteristik të qytetit të gurtë po hapën dita ditës edhe biznese të reja.

Gazetar: Mirash Marashi

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme