Gripi stinor – Lushnje, 22 mijë doza vaksine për popullatën

Mbi 100 raste pacientësh, të prekur nga gripi stinor paraqiten në poliklinikën e Lushnjës në një ditë. Mjekët pohojnë se fluksi i përhapjes së gripit do të jetë në rritje në ditët në vijim. Për të mbrojtur popullatën dhe për ti paraprirë përhapjes masive, drejtoria e Shëndetit Publik ka marrë 22 mijë doza vaksine.
Prioritet në vaksinim kanë punonjësit e shëndetësisë dhe të sëmurët kronikë. Sipas krye-vaksinatores Mimoza Kote, moshat mbi 60 vjeç dhe gratë shtatzënë kanë shprehur interes për vaksinën anti grip.
Drejtoria e Shëndetit Publik kërkon që e gjithë popullata e Lushnjës të vaksinohet, sepse edhe numri o dozave është i mjaftueshëm.
Shpërndarja e tyre ka nisur për çdo qendër shëndetësorë në fshat e qytet, madje promovim është bërë edhe nëpër banesa sidomos për familjet që kanë persona që nuk mund të lëvizin.
Vaksina e gripit mbron personat një vit nga virusi dhe ajo e 20224-ës është 4 valente .Periudha e dimrit është koha e pikut të përhapjes ndaj për të krijuar trupi imunitet vaksinimi bëhet disa javë më herët.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




