Aksi Lushnje-Berat pa nënkalime dhe mbikalime, fermerët kalojnë rrugën për të shkuar tek tokat

Sociale | 2 vite më parë

Aksidenti më i fundit shënuar në aksin Lushnjë- Berat ku u përfshi një autobot dhe një mjet bujqësor pranë fshatit Kashtëbardhë duke shkaktuar një viktimë, risjell në vëmendje problematikën në këtë zonë.  Pa nënkalime apo mbikalime, banorët tregojnë se rruga shpesh rrezikon jetët e tyre.

Për të punuar tokat bujqësore që ndodhen në anën tjetër, ata duhet të kalojnë mes përmes rrugës ku makinat ecin me shpejtësi të lartë.

Në 6 muajt e parë të vitit në këtë aks, sipas drejtorisë së qarkullimit rrugor në Fier kanë ndodhur 7 aksidente,  2 prej tyre me pasoja fatale për jetën.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme