Lufta kundër kancerit të gjirit, “Race for the Cure” thirrje për donacione në ndihmë të grave të prekura

Sociale | 2 vite më parë

Lufta kundër kancerit të gjirit dhe mbledhja e donacioneve për të blerë protezave të silikonit për gratë që i kanë humbur gjinjtë e tyre në këtë betejë ishin kryefjala e fushatës së “Race for the cure” që këtë të shtunë mblodhi mbështetësit e kësaj kauze për të vrapuar në shenjë sesibilizimi.

Kësaj kauze sot ju bashkuan  edhe mjekë që nuk nguruan të japin këshillat e tyre.

“Sa më herët të vini aq më të mëdha janë mundësitë. Sot problematika e kancerit të gjirit futet tek problematika të ezauruara nw sensin e diagnostifikimit apo trajtimit”, tha Helidon Nina, Kirurg Onkolog.

Kleida Mati, mjeke Onkologe tha se “ një zë i bashkuar mund të shkojë atje ku vërtet i vetëm nuk mund të arrijë”.

Thirrjet sensibilizuese nuk munguan as nga gratë që e kanë fituar këtë beteje.

“ Si një person që e kam kaluar edhe vetë ju them që bëhuni të forta dhe mos u trembni sepse çdo gjë është e kurueshme”, tha qytetarja.

“Unë jam mjeke, por në fakt jam paciente me kancer gjiri para 12 vitesh. Kanceri i gjirit është një sëmundje si çdo sëmundje tjetër”, tha një tjetër.

“Race for the Cure” është ngjarja më e madhe sportive në Evropë për shëndetin e grave dhe në Shqipëri zhvillohet për të 5 vit radhazi.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme