Bllokohet tregu imobilar në Gjirokastër, studentet nuk gjejnë shtëpi me qira

Zhvillimi i turizmit ka bllokuar banesat me qera që çdo fillim viti akademik pronotoheshin nga studentet e rretheve. Agjencitë imobilare e lidhin këtë situatë jo vetëm me mungesën e pronave, por edhe me çmimet e larta të apartamenteve te cilat variojnë e nga 250 – 550 euro. Ndërsa kërkesat ka qenë të shumta.
Kushtet e përmirësuara të konviktit kanë bërë që këtë vit akademik shumë studentë të akomodohen pranë tyre. Sipas tyre është një zgjedhje që ata e kanë bërë jo vetëm për tarifat e ulëta krahasuar me shtëpitë me qira, por edhe për ti shijuar këto vite të jetës studentore në komunitet.
Aktualisht në dy konviktet që Gjirokastra ofron për studentët e universitetit “Eqrem Cabej” janë regjistruar 130 të rinj.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




