Sulmet kibernetike, objektiv edhe Banka e Shqipërisë dhe ato të nivelit të dytë

Sociale | 2 vite më parë

“Banka e Shqipërisë dhe bankat e nivelit të dytë janë vënë dhe vijojnë të mbeten objektiv i sulmeve kibernetike”. Kështu deklaroi Guvernatori i Bankës, Gent Sejko, i cili tha se deri tani nuk është mundur që të thyhet sistemi, ndërsa pritet edhe zbatimi i një projekti për fuqizimin e sistemeve bankare.

Për kreun e Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka ardhur koha që të mendohet më shumë për arsimin profesional dhe masterat e nivelit të parë, me orientim sigurinë kibernetike.

Këto deklarata u bënë gjatë një Konference Kombëtare të Sigurisë Kibernetike, ku ishin pjesë drejtues institucionesh, ekspertë të sigurisë kibernetike, përfaqësues diplomatikë, partnerë ndërkombëtarë dhe përfaqësues nga sektori privat, të cilët diskutuan mbi forcimin e ekosistemit kibernetikë në Shqipëri për mbrojtjen e infrastrukturave kritike.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme