Dafina Bërdufi, qëndistarja që ndjek traditën e artizanëve të Elbasanit

Dafina Bërdufi 50-vjeçe është nga të paktat zonja e cila ende ruan traditën dhe kulturën e përpunimit më dorë të produkteve të leshit në qytetin e Elbasanit. Një profesion e cila e ka përfituar atë që në vogëli nga mamaja e saj, e sot mundohet të përfitoj të ardhura. Produktet e saj janë të larmishme duke filluar nga tradicionalja mestet, bluza, komplete për fëmijë të vegjël por dhe qilima.
Puna e saj tashmë kërkohet jo vetëm në Elbasan, por dhe jashtë vendit, më së shumti mbeten emigrantët, por dhe turistë të shumtë që vijnë për të vizituar qytetin e Elbasanit.
Qëllimi mbetet ruajtja e traditave dhe vlerave kulturore të krahinës së Elbasanit.
“Duhet të kesh dëshirë dhe ta kesh pasion që ta bësh punën. Edhe më porosisin, kërkohet edhe jashtë qytetit të Elbasanit. Punimet kërkohen edhe nga emigrantët më së shumti”, shprehet ajo.
Kërkesat vijnë pothuajse çdo ditë nga persona të ndryshëm, ata shprehen tepër të kënaqur pasi përmes personave si Dafina mbajnë të gjallë kulturën dhe traditën e tyre.
Bashkia Elbasan është munduar që të vendosi në dispozicion kioska të vogla për të bërë të mundur që artizanë të vjetër të qytetit të mundit të shesin produktet e tyre të punuara me dorë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




