Elbasan – Kërkesë e lartë për banesa me qira, studentët rrisin çmimet e apartamenteve

Sociale | 2 vite më parë

Nëse kërkon për një apartament me qira në qytetin e Elbasanit në këtë periudhë të vitit, çmimi me të cilin përballesh është i kripur.

Për një apartament 1+1 të mobiluar duhet të paguash 25 mijë lekë në muaj, ndërsa çmimi rritet për hapësira edhe më të mëdha. Kjo rritje e çmimit të qerasë thonë agjentët imobiliarë vjen si pasojë e kërkesës së lartë nga studentët që zgjedhin të akomodohen në banesa me qira.

“Sidomos në këtë periudhë të fillimit të ri akademik, studentët kanë kërkesa të larta për marrjen e apartamenteve me qira. Duke qenë se apartamente nuk ka shumë , bën dhe çmimet të rriten”, shprehen agjentët.

Nga ana tjetër, një ndër shkaqet kryesore të rritjes së qirave është sipas agjentëve imobiliar është se në qytet nuk po investohet në ndërtimin e pallateve të reja.

“Nuk po bëhen më pallate, ky është një nga shkaqet kryesore që edhe çmimet të pësojnë rritje”, shprehen agjentët.

Përballë çmimeve të larta, ndryshe nga vitet e kaluara, këtë vit shumë studentë i janë drejtuar konviktit shtetëror ku kostoja vjetore për akomodim llogaritet në 43 mijë lekë në vit.

/rtsh.al/

 

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme