Elbasan – Studentët zgjedhin konviktin, investimet e bëra kanë krijuar kushte të mira jetese

Sociale | 2 vite më parë

Elbasan – Studentët zgjedhin konviktin, investimet e bëra kanë krijuar kushte të mira jetese

Konvikti i Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan është kthyer në vëmendjen e studentëve pas investimeve të bëra  shumë prej tyre kanë zgjedhur të jetojnë aty duke evituar banesat me qira pasi ka një kosto shumë më të ulët se apartamentet.

Brunilda Zane, administratorja e godinës së Konviktit  shprehet se regjistrimet kanë nisur më herët pasi kishte një interes tepër të lartë të studentëve. Investimi për rikonstruksionin e godinës ka sjellë kushte akoma dhe më të mira.

“Studentët janë të kënaqur me kushtet që ofrohen. Vazhdojmë ende me regjistrimet. Në numër të kufizuara, por ka ende hapësira boshe”. tha Zane.

Kostoja vjetore për çdo student i cili dëshiron që të regjistrohet në Konviktin shtetëror të Elbasanit kushton 43 mijë lekë në vit, tashmë falë ndërhyrjes në infrastrukturë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme