Zhvillimi i turizmit malor në Pukë, kryebashkiaku: Emigrantët të investojnë në vendin e tyre

Puka është një ndër zonat turistike të pashfrytëzuara në Shqipëri. Për këtë arsye fokusi i pushtetit vendor është zhvillimi i turizmit malor si një mundësi e mirë edhe për ekonominë e kësaj zone.
Kryebashkiaku, Rrok Dodaj e cilëson këtë vit të suksesshëm në turizëm.
“Përsa i përket turizmit këtë vit, ka pasur shumë lëvizje të huaj dhe vendas. Ne po bëjmë takime dhe thirrje për biznesmenë apo emigrantë që kanë emigruar të vijnë të investojnë në Pukë në fushën e turizmit. Turizmi është primar”, tha Dodaj.
Për arritjen e këtyre ambicieve dhe kthimit të Pukës në një atraksion turistik, Dodaj tha se duhen dhe shumë investime të cilat shpreson t’i realizojë përmes bashkëpunimit me qeverinë.
“Të bësh një turizëm të qëndrueshme do të thotë të investohet aty. Projektet janë ambicioze, shpresojmë që thirrjet të merren parasysh nga qeveria dhe nëse ka qasje pozitive do të ketë lehtësim edhe për bizneset”, tha Dodaj.
Puka mund të konsiderohet tashme si një prej destinacioneve të turizmit Shqiptar. Ajo çfarë mbetet domosdoshmëri është shtimi i njësive akomoduese.
Gazetar: M. Rakaj
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




