Bashkëpunimi shkollë-biznes, bizneset ofrojnë praktika dhe punësojnë nxënësit

Shkollat profesionale kanë një bashkëpunim shumë të mirë me bizneset lokale. Kjo bën të mundur që gjatë viteve të shkollës nxënësit të zhvillojnë praktikën profesionale pranë këtyre bizneseve, gjë që bën të mundur që ata të njihen më mirë me tregun e punës dhe nga ana tjetër të fitojnë aftësi profesionale.
Nga ana tjetër, ky bashkëpunim është i vlefshëm edhe për vetë bizneset të cilët gjejnë tek nxënësit e shkollave profesionale, një kontigjent punonjësish të kualifikuar.
Një pjesë e mirë e nxënësve të cilët ndjekin studimet pranë shkollave profesionale punësohen edhe gjatë viteve të shkollimit, nisur nga nevojat që ka në sektorë të ndryshëm për fuqi punëtore. Kjo u jep atyre mundësinë që të futen shpejt në tregun e punës dhe të sigurojnë profesionin e së ardhmes.
Gazetare: Eftjola Fili
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




