Promovimi i arsimit profesional, ndikon në rritjen e numrit të nxënësve

Të rinjtë gjithnjë e më shumë po tërhiqen drejt arsimit profesional. Edhe shkollat e kësaj natyre, siç është edhe “Ndre Mjeda” në Bushat, përmes promovimit që bën ka në fokus nxitjen arsimit profesional dhe përthithjen e sa me shumë nxënësve që mbarojnë klasat e nënta.
Në këtë shkollë sipas drejtorit Ruzhdi Kapedani janë arritur objektivat ku numri i nxënësve të rinj të ardhur nga klasat e nënta është 43.
“Kemi regjistruar gjithsej 43 nxënës, kjo ka ardhur si rezultat i promovimit, pasi kemi ngritur një ekip promovimi në për shkollat 9-vjeçare të zonës dhe qarkut. Kemi arritur që t’i bindim që arsimi profesional është parësor dhe të jep mundësi punësimi”, tha Kapedani.
Ky lloj arsimimi i pajis nxënësit me aftësi praktike, që janë të nevojshme për profesione si inxhinieria, teknologjia, artizanati e bujqësia.
Gazetar: M. Rakaj
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




