Shkolla tregtare e Vlorës, këtë vit shënon 100 vjetorin, kërkesa për dy degët e saj

Sociale | 2 vite më parë

Shkolla e mesme Tregtare e Vlorës mbetet e kërkuar nga nxënësit që mbarojnë arsimin 9 vjeçar. Dy profilet e kësaj shkolle, Hoteleri- Turizëm dhe Ekonomi- Biznes vijojnë të nxjerrin breza të rinj profesionistësh. Këtë vit shkolla numëron 450 nxënës, 124 nga të cilët në vit të parë.

“Kemi mbajtur të njëjtin standart këto vitet e fundit, por nxënësit preferojnë më shumë degën hoteleri-turizëm sepse është edhe më afër me tregun e punës”, u shpreh Gjinovefa Xhakaj,  Drejtoreshë e shkollës Tregtare, Vlorë.

Kjo shkollë këtë vjeshtë shënon një përvjetor jubile, 100 vjetorin e hapjes së dyerve të saj. Përgatitjet për kremtimin e kësaj ngjarjeje kanë nisur me kohë.

Kjo shkollë hapi dyert më 8 nëntor 1924 e nga bankat e saj kanë dalë personalitete të fushave të ndryshme, si Fatos Arapi, Petro Marko, Jani Minga.

Gazetare: A. Hysaj

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme