Bujtinat e ngritura në Sotirë, interes në rritje i vizitorëve për parkun natyror

Dashuria për vendlindjen, për natyrën mahnitëse, por edhe për artin, ishin motivet që shtynë zotin Vangjel Seferi të kthehet nga emigracioni.
Si mjeshtër dizenjator me një përvojë të vyer para viteve ’90, por edhe si usta të gdhendjes apo të lyerjes së drurit dhe të gurit, vendosi të kthejë një pjesë të shtëpisë së tij , në bujtinë .
Vizitorë të shumtë , nga Evropa dhe Amerika, pushojnë në fshatin malor të Sotirës në Dropullin e Sipërm, pasi eksplorojnë magjinë e Parkut Natyror.
Sotira, përfshihet në projektin e qeverisë shqiptare “100 fshatrat”, kurse bujtinat po shtohen vitet e fundit edhe në fshatra të tjerë të Dropullit dhe të Pogonit.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




