Dita e të Moshuarve, apelohet për më shumë dashuri e përkujdes për këtë grupmoshë

Sociale | 2 vite më parë

Dita e të moshuarve, apelohet për më shumë dashuri e përkujdes për këtë grupmoshë

1 Tetori shënon Ditën Botërore të të Moshuarve.

Kjo datë vjen edhe në formën e një apeli për brezat më të rinj, që të kujdesen dhe t’i dhurojnë më tepër dashuri kësaj grupmoshe.

Plakja është një proces fiziologjik gjatë të cilit ndodhin një sërë ndryshimesh në jetën e personit. Shumë të moshuar janë aktivë dhe janë një ndihmesë e madhe në familje.

Qytetarët korçarë ende vlerësojnë konceptin e familjes së madhe, të jetesës mes brezash duke renditur benefitet e saj dhe ndjenjën e të qenit të plotësuar në këtë moshë delikate.

Dita botërore e të moshuarve është përcaktuar në 1 tetor nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara që prej 14 dhjetorit të vitit 1990 duke synuar që të përcillet mesazhi i respektit ndaj kësaj grupmoshe dhe kujdesit që ata meritojnë

Gazetare: Geralda Sali

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme