Korçë, nis puna për studimin e trashëgimisë kulturore dhe linguistike të pakicave etnike

Pakicat etnike që jetojnë në Korçë kanë një aset të vetin socio-kulturor që i bën ata të dallueshëm dhe që e trashëgojnë brez pas brezi. Për të nxjerrë në pah këto asete, një grup pedagogësh dhe studentësh të Universitetit “Fan S.Noli” në Korçë, kanë nisur një studim i cili pritet të finalizohet vitin e ardhshëm
Sipas pedagoges Maria Dojçe, qëllimi është që të nxirren në pah këto vlera dhe asete që këto pakica kanë dhe të vijojnë të trashëgohen në breza.
Ky projekt i Universitetit “Fan S.Noli” në Korçë dhe Agjencisë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit pritet të finalizohet në muajin maj 2025 me një panair.
Pakicat kombëtare në Republikën e Shqipërisë janë ato greke, maqedonase, arumune, rom, malazeze, boshnjake, serbe, bullgare dhe egjiptiane. Ato jetojnë në tolerancë e mirëkuptim me pjesën tjetër të popullatës së Shqipërisë.
Gazetare: G. Sali
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




