Parku Kombëtar i Butrintit – Një nga sitet arkeologjike më të vizituara në vend

Sociale | 2 vite më parë

Parku Kombëtar i Butrintit mbetet një nga sitet arkeologjike më të vizituara në vend edhe përgjatë stinës së vjeshtës . Janë të shumtë vizitorët që  zgjedhin këtë stinë të vitit për të vizituar parkun dhe për të shijuar bukurinë natyrore që ai ofron.

“Parkun e Butrintit është hera e parë që e vizitojmë , kemi ngelur  të mrekulluar ofron një bukuri natyrore shumë tërheqëse. Na ka pëlqyer çdo monument që kemi parë  është ruajtur çdo gjë me fanatizëm “, u shpreh një turist.

“Na informuan disa shokët tanë për të dhe vendosem ta vizitojmë , e pamë edhe në fotografi por bukuria e tij nga afër është mahnitëse . Po na pëlqen shumë”, tha një turiste.

Kombinimi i historisë mijëra vjeçare me natyrën është një nga arsyet kryesore që tërheq vizitorët kureshtar të Butrintit. Ata shprehen se rreth historisë së këtij siti arkeologjik janë munduar të njihen para se ta vizitonin atë.

“Natyra po na pëlqen shumë por më të interesuar ishim për historinë që mbarte  edhe për të lexuam shumë përpara se të vinim ta vizitonim”, u shpreh një turiste.

“Po i shijojmë të dyja edhe bukurinë natyrore që ka por edhe po lexojmë rreth historisë që mbarte e cila është interesante . Vend surprizues për ne”, tha turistja.

Butrinti sot është një kompleks arkitektonik me 15 zona të periudhave të ndryshme, nga shekulli 4 para Krishtit deri në shekullin 16 pas Krishtit.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme