Ndërhyrje në banesa dhe monumente në Gjirokastër, restaurimet nga DRTK edhe në funksion të turizmit

Gjatë kësaj periudhe drejtoria rajonale e trashëgimisë kulturore është duke punuar në rehabilitimin e banesave karakteristike të kategorisë së parë. Sipas kreut të këtij institucioni Ardis Duka këto ndërhyrje do të vijojnë edhe në muajt në vijim në objektet e kultit, të cilat kanë nevojë të mirëmbahen dhe restaurohen.
Ndërkohë specialistë të DRTK-së kanë kryer ndërhyrje edhe në lagje të ndryshme të qytetit ku kanë restauruar 13 porta të banesave të kategorisë së parë e të dytë. Duka bëri me dije se ndërhyrjet dhe bashkëpunimet me poseduesit e banesave do të vazhdojnë pasi këto banesa janë edhe në funksion të turizmit.
Qyteti i Gjirokastrës ka rreth 400 objekte me statusin monument kulture ,të cilat kohët e fundit po i nënshtrohen rehabilitimit për të mos humbur vlerat që ato mbartin.
Gazetare L.Fili
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




