Dëmet e breshërit në pemëtari, kumbulla, një kulturë e prekur pjesërisht nga ky fenomen këtë vit

Sociale | 2 vite më parë

Vitet e fundit, breshëri është kthyer në një fenomen thuajse të përvitshëm duke sjellë dëme të konsiderueshme tek të mbjellat në Qarkun e Korçës. Fatmirësisht këtë vit, një ndër frutat e kultivuar në këtë Qark që është kumbulla, ka pësuar dëmtime më të vogla nga breshëri ndërsa në përgjithësi, prodhimi ka qenë cilësor dhe i kërkuar në treg.

Një nga zgjidhjet më efikase, për të menaxhuar riskun klimaterik dhe dëmet që vijnë si rrjedhojë e ndryshimeve të shpeshta e të paparashikuara të klimës, është vendosja e rrjetave anti breshër për të mbrojtur prodhimin.

Përdorimi i tyre lejon fermerët që të mbajnë një furnizim të vazhdueshëm në treg duke ulur rrezikun e humbjes së prodhimit, siguron rritjen e cilësisë, minimizimin e dëmit dhe uljen e shpenzimeve agro-teknike, etj. Në Qarkun Korçë, sipërfaqen më të madhe me kumbulla e zë bashkia e Korçës me 165 HA pemë dhe më pas Devolli me 143 HA.

Gazetare: Geralda Sali

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme