Tradita e kultivimit të ullirit në Konispol, fermeri Zeqiri prej 60 vitesh kujdeset për këtë kulturë

Prej gati 60 vitesh fermeri nga Konispoli Idriz Zeqiri ka mësuar të përkujdeset për kulturën e ullinjve . Ai ullinjtë i ka të trashëguar nga familja e tij dhe më pas i janë kthyer edhe në pasionin e tij të jetës . Tashmë 66 vjeçari ka të mbjella me to 10 dynym tokë.
Fermeri thotë se për ullinjtë e Konispolit dhe për vajin që nxirret prej tyre ka kërkesa të larta .
Nga viti në vit në bashkinë e Konispolit fermerët po shtojnë sipërfaqet e mbjella me këtë kulturë bujqësore pasi klima në këtë zonë e favorizon tepër.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




