Shtohen të prekurit me viroza, mjekët thonë se ndikon luhatja e temperaturave dhe nisja e shkollës

Dy javët e fundit janë shoqëruar me rritje të numrit të pacienteve të prekur nga infeksionet respiratorë. Mjekja Besa Zela pranë qendrës shëndetësore Bicaj shprehen se po preken më se shumti moshat pediatrike, ndaj bëjnë thirrje për të mos neglizhuar simptomat si kollë e shpeshtë dhe temperaturë e lartë.
Mjekja Zela thekson se e rëndësishme është marrja në kohë e vaksinës së gripit për të pasur mbrojtje.
Sa u përket rasteve të gripit pjesa më e madhe po trajtohen me antipiretikë, ndaj nuk këshillohet përdorimi i antibiotikëve. Për rastet më te komplikuar dërgohen dhe pranë urgjencës se spitalit rajonal të Kukësit ku gjatë kësaj periudhe numërohen deri në 120 vizita në ditë.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




