Vlorë – Aeroporti “ngre”çmimet, rritje e ndjeshme e kërkesës në tregun imobiliar, sidomos në bregdet

Sociale | 2 vite më parë

Aeroporti i Vlorës ndonëse në ndërtim duket se e ka bërë tanimë fluturimin e parë, pasi ka “ngritur” në qiell çmimet e pronave imobiliare, apartamenteve dhe shtëpive.

Në përgjithësi, tregu imobiliar në Vlorë është përherë në lëvizje, me kahje drejt rritjes. Sa më shumë i afrohesh detit aq më tepër duhet të paguash për të blerë një apartament aty.

Agjentët imobiliarë parashikojnë që pas një stopimi të kërkesës për të blerë apartamente në muajt e verës, periudha e dimrit do të ketë një fluks sidomos në pjesën e bregut.

Parashikimet më optimiste thonë se brenda dy viteve do ta shndërrojnë Vlorën në qytetin më të shtrenjtë në vend, madje duke lënë pas edhe kryeqytetin.

Shtatori, tetori e nëntori janë muajt më të mirë për shitje. Pjesa e bregut ka 30- 40% më tepër kërkesë nga viti i kaluar, ku më të preferuarat janë Lungomare, Plazhi i Vjetër dhe Orikumi me një trend gjithnjë  e në rritje.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme