Ora e informatikës në laboratorë smart – Shkolla Lidhja e Prizrenit në Kukës integron edhe ciklin fillor

Sociale | 2 vite më parë

Jo vetëm nxënësit më të rritur  të shkollës 9 vjeçare “Lidhja e Prizrenit” në Kukës  këtë vit shkollor do të mësojnë në laboratorë smart orën e tik-ut,  por edhe fëmijët e klasave të para dhe të dyta.

Laboratori  nxënësve u shërben për krijimin e kushteve të duhura për t’u pajisur me aftësi digjitale.

Zgjerimi i njohurive të nxënësve në fushën e teknologjisë, inovacionit dhe inteligjencës artificiale është qëllimi kryesor i këtij laboratori i cili është i instaluar edhe në tre shkolla të tjera 9 vjeçare  të qytetit të Kukësit.

Gazetare: Besjana Gërmizi

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme