Problemet e shikimit tek fëmijët në Elbasan, mjekët këshillojnë qëndrimin larg smartfonëve dhe video-lojërave

Sociale | 2 vite më parë

Krahasuar me një vit më parë ,dukuria e rritjes së fëmijëve  që kanë problem te shikimit ne Elbasan është në rritje. Problematikat e shikimit janë ndryshme , ku një pjesë e tyre janë të lindura e një pjesë tjetër fitohen gjatë kohës. Një ndër shkaqet është përdorimi i tepërt i ekraneve, video lojërave apo smartfonëve.

Fëmijët të cilët kryejnë vizitën okulistike shfaqin problematika si defekte të refrakcionit, i njohur ndryshe si syri dembel. Këshillat e specialistëve në këtë rast janë më se të nevojshme. Ato u drejtohen edh prindërve.

Problemet e shikimit tek fëmijët prej kohësh janë ngritur si një shqetësim serioz nga mjekët okulistë në Elbasan, pasi shumica e prindërve nuk kryenin konsultime apo vizita të shpeshta tek mjeku përkatës.

Gazetar: Luan Kadija

/RTSH/ 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme