Nis asfaltimi i rrugëve kryesore të fshatrave në Pogradec

Sociale | 2 vite më parë

Bashkia e Pogradecit ka nisur asfaltimin e rrugëve kryesore në fshatin Rrëmenj, që janë pjesë e projektit të madh që kjo bashki po zbaton në Çerravë dhe Buçimas.

Pasi u bë asfaltimi i rrugës kryesore në Çerravë dhe Baçallëk, tashmë prej 3 ditësh puna është fokusuar në Rrëmenj.

Ndërkohë puna do të vijojë drejt Vërdovës për të asfaltuar po ashtu rrugët kryesore.

Bashkia Pogradec bën me dije se asfaltimi prek vetëm rrugët kryesore dhe jo rrugët e brendshme të fshatit, teksa për këtë ka një tjetër projekt për të cilin është bërë një aplikim pranë Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

Ndërkohë me përfundimin e Rrëmenjit dhe Vërdovës, puna do të vijojë edhe në fshatin Gështenjas ose Zërvaskë për të asfaltuar rrugët kryesore edhe të këtij fshati si pjesë e projektit.

Gazetare: Eftjola Fili

/rtsh.al/

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme