Reforma në arsimin profesional, “Hamdi Bushati” një nga shkollat e pilotuara për sistemin Dual

Sociale | 2 vite më parë

Reforma në arsimin profesional, “Hamdi Bushati” një nga shkollat e pilotuara për sistemin Dual

Në kuadër të reformës së arsimit profesional në vend, këtë vit të ri shkollor ka nisur pilotimi i sistemit Dual i cili i mundëson të rinjve të përfshihen në një program profesional.

Një nga shkollat e pilotuara është “Hamdi Bushati” në Shkodër. Sistemi Dual do të aplikohet për klasën e 12 në drejtimin e kuzhinës.

“Nuk është thjesht një praktikë,  por i është dhënë një hapësirë më e madhe në orë dhe një kombinim shumë më i mirë me biznesin”, tha Drejtore e shkollës, Merita Zeneli.

Zeneli shprehet se ky sistem nuk cenon orët e teorisë profesionale për nxënësit e angazhuar.

Për çdo nxënës tjetër në klasën e 12-të, teoria profesionale dhe orët teorike të kulturës së përgjithshme nuk cenohen. Thjesht kemi një orë më të shtuar të praktikës profesionale në biznes”, tha Zeneli.

Interesi në vitet e fundit për arsimin profesional është rritur ndjeshëm nga ana e të rinjve pasi ai ofron integrim më të shpejtë me tregun e punës.

Gazetar: Marjo Gjini

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme