Arti i muraleve në Shkodër, zona më tërheqëse me motive tradicionale në fasada pallatesh

Sociale | 2 vite më parë

Murale të reja po zbukurojnë Shkodrën. Pas restaurimit të fasadave të pallateve në lagjen “Partizani” në Shkodër,  pak ditë më parë ka nisur puna për realizimin e muraleve në disa prej fasadave .

Qytetarët vlerësojnë se vendosja e tyre do ta bëjë zonën më tërheqëse dhe më të shndritshëm për banorët dhe turistët.

Muralet me motive tradicionale janë një prej formave të artit publik që mund të ndikojnë  në pamjen e  qyteti të Shkodrës dhe janë gjithashtu një mënyrë e mire për të shtuar ngjyrë e kulturë në ambientin e ndërtesave ku po vendosen.

Gazetar: Luan Kadija

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme