Pallatet me sistem kapot në Tepelenë, projekti për të përmirësuar kushtet e jetesës

Sociale | 2 vite më parë

Vijon puna për sistemin kapotë në pallatet e Bashkisë Tepelenë, një projekt i rëndësishëm për përmirësimin e kushteve të jetesës dhe eficiencës energjetike. Ky proces përfshin izolimin termik të ndërtesave, duke ofruar mbrojtje nga lagështia dhe faktorët atmosferikë që kanë ndikuar negativisht në ndërtesa gjatë viteve. Në një intervistë për projektin, Kryetari i Bashkisë, Termet Peçi, theksoi rëndësinë e këtij investimi për banorët e Tepelenës.

“Aktualisht kemi përfunduar rreth 22 fasada dhe me buxhetin e bashkisë kemi përfunduar dhe 7 fasada por jo me sistem kapot”, u shpreh Termet Peçi, Kryetar i Bashkisë Tepelenë.

Peçi nënvizoi se projektet të tilla do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, duke përfshirë edhe ndërhyrje në pallate  të tjera.

Aktualisht kanë përfunduar 20 pallate me sistem kapot në bashkinë Tepelenë ndërsa është duke u punuar në 7 pallate te tjera.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme