Kalaja e Zvezdës – Vendi me rëndësi arkeologjike daton nga fillimet e Epokës së Hekurit

Qarku i Korçës është i pasur me vendbanime e fortifikime të hershme. Ndër to dhe Kalaja e Zvezdës, një vend i rëndësishëm historik dhe arkeologjik që daton që nga fillimet e Epokës së Hekurit.
“Është një ndërtim i një lloji të veçantë që pasohet në shekujt e mëvonshëm nga mure të tjerë që janë mure fortifikuese”, u shpreh arkeologu Dorian Kallanxhi.
Kallanxhi thotë se në qarkun Korçë ka dhe kala e fortifikime të tjera të hershme me interes për t’u vizituar.
Kodra ku ndodhet kalaja e njohur nga vendasit si “Mbizvezdë” ose “Maja e Shkëmbit” lidhet me shpatin e Malit të Thatë në anën verilindore. Kalaja ka një sipërfaqe prej rreth 250 m gjatësi dhe 35 m gjerësi. E pozicionuar në një kodër rrëzë malit të Thatë, kjo kala ofron një pamje të jashtëzakonshme të fushës së Korçës dhe asaj të Devollit.
Gazetare: G. Sali
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




