”Albanian ICT Academy” në Korçë – Nisin regjistrimet për të pasionuarit pas teknologjisë

Kanë nisur regjistrimet për kurset e reja të teknologjisë së informacionit për fëmijët dhe të rinjtë nga mosha 7 deri 18 vjeç, kjo falë një programi bashkëpunimi mes bashkisë së Korçës dhe Albanian ICT Academy. Edhe këtë vit bashkia Korçë do të mbështesë me masën 50% të vlerës së trajnimit të gjithë të pasionuarit pas teknologjisë.
“Janë rihapur përsëri thirrjet për regjistrim të fëmijëve për fëmijët nga 7-15 vjeç në programet e kodimit si robotik etj”, u shpreh Përgjegjësja e Inovacionit Bashkia Korçë, Megi Koleci.
Duke qenë se teknologjia është kryefjala e ditëve të sotme, nga viti në vit është vënë re një rritje e interesit të fëmijëve dhe të rinjve për të ndjekur këto kurse.
Ky është viti i tretë që ky program mbështetës po zbatohet në kuadër të vizionit të bashkisë për kthimin e Korçës në një qendër të inovacionit dhe teknologjisë. Regjistrimet do të jenë të hapura deri në fund të javës.
Gazetare Eftjola Fili
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




