Veshjet popullore gjirokastrite – Turistët nuk largohen pa shkrepur foto

Sociale | 2 vite më parë

Veshjet tradicionale të qarkut të Gjirokastrës të cilat janë ruajtur me fanatizëm nga artizanët po tërheqin vëmendjen e të huajve. Këto veshje të cilat kanë mbajtur ”gjallë” teknikat e lashta të qepjes dhe përdorimit të materialeve cilësore janë ato që bëjnë po bëjnë për vete të huajt që duan ti kenë në një kujtim në fotografitë e tyre.

Turistët shpreh vlerësimin e saj për traditën e vjetër të ruajtur në mënyrën më të mirë të mundshme. Veshjet popullore të Gjirokastrës janë të veçanta për përdorimin e materialeve të ndryshme dhe dekorimet e detajuara.

Gratë shpesh veshin një fustan të gjatë të quajtur “fustan i bardhë,” që ndonjëherë është i zbukuruar me qepje të arta. Meshkujt kanë një veshje tradicionale të quajtur “xhamadan” dhe një “çakshir” të bardhë. Të dyja veshjet përfshijnë aksesorë të ndryshëm, si rripa dhe rruaza, që theksojnë përkatësinë sociale dhe statusin.

Gazetare: L. Koçiu 

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme