Infermieria dega më e kërkuar, në universitetin “Ismail Qemali” nuk mbyllet asnjë degë këtë vit

Në raundin e dytë të regjistrimeve në universitetin e Vlorës, dega e infermierisë rezulton më e kërkuara ku regjistrimet janë mbyllur. Aurela Saliaj Rektorja e universitetit Ismail Qemali flet për një interes të shtuar krahasuar me një vit më parë në fakultetin e shkencave humane, fakultetin e shkencave teknike dhe fakultetin e ekonomisë.
Në këtë universitet nuk ka asnjë degë që rrezikon mbylljen ndonëse rektorja ngre shqetësimin për numrin e ulët të regjistrimeve për mësues të gjuhë letërsisë dhe ciklin e ulët, ndërsa u bënë thirrje studentëve të shfrytëzojnë lehtësirat që ofrohen për këto programe prioritare.
Një lajm i mirë për universitetin është aplikimi për të shtuar edhe disa prej programeve të shëndetit publik.
Në përfundim të raundit të parë janë regjistruar 630 studentë ndërsa parashikimet janë që shifra në përfundim të tre raundeve të shkojë në 1000 studentë të rinj.
Gazetare: Eriselda Dyrmishi
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




