Ministrja Manastirliu: Këtë vit u hapën 25 shkolla të reja

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu përmes një postimi në rrjetet sociale tha se në ditën e parë të vitit shkollor, janë hapur 25 shkolla të reja.
“Investime si asnjëherë më parë në arsim ku javën e parë të vitit të ri shkollor hapën dyert 25 shkolla të reja. Shkollat e reja kanë të gjitha kushtet për mësimdhënie me klasa moderne , laboratorë, biblioteka, terrene sportive dhe palestra, deri te hapësirat e gjelbra, që u ofrojnë nxënësve tanë mundësi për të mësuar, për të zhvilluar aftësitë digjitale dhe për të eksploruar pasionet e tyre për sportin dhe natyrën.”, shkruan Manastirliu.
Këto shkolla të reja janë të pajisura me klasat më të fundit, laboratorë shkencorë, biblioteka, terrene sportive dhe palestra, duke siguruar një mjedis të përshtatshëm për edukim. Këto investime synojnë përmirësimin e cilësisë së arsimit dhe krijimin e mundësive për një edukim gjithëpërfshirës, duke përgatitur brezin e ri për sfidat e së ardhmes.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




