Bashkia e Libohovës nis investimet në bujqësi – Ndërhyrje në rrugë dhe kanale kulluese e vaditëse

Bashkia e Libohovës gjatë kësaj periudhe për t’ju ardhur në ndihmë fermerëve të zonës ka nisur me ndërhyrje me investime në infrastrukturën bujqësore . Sipas specialistit të bujqësisë në këtë bashki Filip Zera ndërhyrjet kryesore kanë nisur nëpër rrugët që të çojnë në tokat bujqësore në mënyrë që fermerët mos të hasin vështirësi.
Kullimi i sipërfaqeve bujqësore është gjithashtu në fokus të punës së bashkisë së Libohovës në mënyrë që fermerët të mos hasin probleme gjatë periudhës në vijim.
Bashkia e Libohovës ndërhynë gjithmonë me investime për t’ju ardhur në ndihmë fermerëve në mënyrë që ata të mos hasen me probleme.
Gazetar: M. Marashi
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




