Pensionet do indeksohen 4,1% – Vendimi i Sigurimeve Shoqërore i dërgohet qeverisë

Sociale | 2 vite më parë

Këshilli Administrativ i Institutit te Sigurimeve Shoqërore  ka miratuar dërgimin për shqyrtim në Ministrinë e Ekonomisë,  projektvendimin për “Për indeksimin e pensioneve” ne masën e 4.1%.  Nëse do te miratohet  nga 1 tetori 791 mijë pensioniste do të marrin pensionet e indeksuara për rritjen e çmimeve.

Efekti që do të ketë ky indeksim në buxhet  do të jetë 1.7 miliardë lekë deri në fund të vitit. pensioneve”. Në këtë projektvendim parashikohet që të indeksohen pensionet e plota, ato te  pjesshme, te  reduktuara te invaliditetit , familjare dhe pensionet e parakohshme të pleqërisë.

Nga rritja e pensioneve e parashikuar në këtë projekt vendim do të përfitojnë rreth 791,257 përfitues sipas numrit të përfituesve aktual dhe planifikimit të përfituesve të ardhshëm deri më date 31.12.2024.

Nga  të cilët 721,705 janë pensione nga skema e detyrueshme dhe 68,613 janë pensione nga programe të veçanta të qeverisë, skema suplementare apo trajtime të veçanta. Ky projektvendim  pritet të dërgohet për në Qeveri nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe të miratohet brenda muajit shtator 2024.

Gazetare: A. Kocerri

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme