“Festën e Koranit”, Hidhen 2 milionë rasat peshku në liqen e Ohrit

Sociale | 2 vite më parë

Në kuadër të pasurimit të liqenit me rasat të rinj, u hodhën rreth 2 milionë të tillë në këtë sezon në liqenin e Ohrit.

Hedhja e kësaj sasie rekord në liqen tregon vëmendjen e shtuar të shtetit shqiptar për mbrojtjen dhe shtimin e kësaj specie endemike që pas hulumtimeve të bëra disa vite më parë, e  klasifikuan këtë lloj të rrallë peshku si specie në rrezik zhdukjeje.

Olsi Çekiçi, specialist i qendrës se rritjes se Koranit tha se “na është premtuar nga ministria e Bujqësisë që mund të kemi edhe shtesa në kapacitetet e qendrës në Lin dhe mbështetjen e kemi pasur gjithmonë për të rritur prodhimin.

Organizimi i këtij eventi bëhet nga Bashkia Pogradec e cila për herë të parë

zhvilloi sot më 14 shtator festën e Koranit, peshkut unik të liqenit në juglindje të vendit.

Në “Festën e Koranit” u krijua atmosferë fantastike këtë paradite në Odeonin e qytetit ku nuk mungoi as panairi i gatimeve të Koranit, peshkut më unik në botë.

Korani i liqenit të Pogradecit nuk është unik vetëm në Shqipëri, por edhe në botë. Ai nuk shquhet vetëm për shijen e tij krejt ndryshe nga të gjitha varietetet e peshqve të egër të liqenit e detit, por gjithashtu edhe për vlerat e tij ushqyese.

 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme