Gjirokastra e preferuara e turistëve në vjeshtë

Sociale | 2 vite më parë

Në këtë fillm shtatori, qyteti i Gjirokastrës dhe rrethinat vazhdojnë të mirëpresin një numër të lartë turistësh vendas dhe të huaj.

Kryetari i Dhomës së Tregëtisë në Gjirokastër, Maksim Hoxha pohon se rreth 60 përqind e turistëve vijnë me grupe të organizuara ndërsa pjesa tjetër udhëtojnë si familje apo individë.

“Nëse kemi pasur një sezon turistik në muajt prill- qershor dhe shatator-tetor, tani nuk dimë ku ta vëmë më pikun pasi ka ende fluks”, tha Hoxha.

Trendi i lartë i vizitueshëmrisë turistike pritet të vazhdojë edhe gjatë vjeshtës. Tashmë rreth 80 përqind e kapaciteteve akomoduese janë të ezauruara për muajt shtator dhe tetor.

Përgjatë periudhës së verës Gjirokastra u vizitua nga një numër i lartë turistësh, duke ndikuar pozitivisht për zhvillimin e ekonomisë lokale dhe çeljen e vendeve të punës.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme