Interes i lartë nga të huajt për prona në Gjirokastër, i kthejnë në funksion të turizmit

Zona muzeale e qytetit të Gjirokastrës është një ndër më të preferuarat për blerjen e pasurive të paluajtshme. Sipas agjentëve imobilarë kohët e fundit ka një interes të shtuar si nga vendasit, por dhe të huajt, për të investuar në këto banesa, duke zhvilluar sa më shumë turizmin.
Gjatë kësaj periudhe interesin më të madh e kanë pasur shtetasit jorezident, ku dominojnë italianët dhe polakët. Por agjentët bëjnë me dije se këtë kohë ka pasur edhe një ngërç për të huajt, të cilët janë tërhequr paksa për shkak të taksës 5 përqind që mund të vendoset.
“Më shumë kanë qenë shtetas italianë dhe polakë, por aktualisht ka pasur një ngërc të vogël përsa i përket çështjes së tatimit”, shprehet agjentja Valbona Bani.
Shtetasit e huaj dhe jo vetëm këto pasuri të paluajtshme që ata blejnë i kthejnë në funksion të turizmit duke i kthyer në bujtina, hotele apo dhe guest house.
Gazetare: L.Fili
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




