Reforma në fushën e sigurimeve shoqërore, ngushtohen diferencat në pensione

Ngushtimi i diferencave në masën e pensionit dhe rritja e shkallës së zëvendësueshmërisë janë në qendër të reformës në fushën e sigurimeve shoqërore, e cila është duke u përgatitur.
Specialisti i përfitimeve afatgjata, Riza Ashimi, tregon se synohet që pensionet e ulëta të kenë një rritje më të madhe, duke ngushtuar diferencën me pensionet e larta.
Gjithashtu me këtë reformë do të synohet që të rritet numri i personave që kontribuojnë duke paguar sigurimet shoqërore:
“Për vitin 2023, nisur edhe nga numri i ulët i kontribuesve ose nga raporti jo shumë i lartë kontribues–përfitues, kemi një shkallë të ulët zëvendësueshmërie në masën 44%. Reforma që do të synojë Këshilli i Ministrave me asistencën e Bankës Botërore do të bëjë të mundur rritjen e shkallës së zëvendësueshmërisë për të pasur një pension më të lartë dhe për të bërë ngushtimin e diferencave në masën e pensioneve për shkak edhe të ndryshimit të koeficienteve. Masat e pensionit bazë dhe e pensioneve më të larta sipas viteve kontributeve do të kenë një rritje më të lartë sesa vitet e kaluara,” shprehet z. Ashimi.
Reforma në fushën e sigurimeve shoqërore pritet të nisë zbatimin vitin e ardhshëm.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




